KSI rekomandoi të fillojë skriningu në shkolla dhe të përfundojë sa më shpejt që mundet

Shkup, 15 shkurt – Lidhur me skriningun në shkolla sot Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) dha rekomandime dhe drejtime që të angazhohen institucione të caktuara konform metodologjisë, e cila u vërtetua në mbledhjen e sotme që të fillohet me skriningun dhe të përfundohet në kohë sa më të shpejtë të mundur, theksoi sot zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq.

Qëllimi, siç shtoi, është që të firojmë të dhëna relevante për atë se çfarë është transmetimi i virusit në shkolla, sidomos për shkak të informacionit, që i përket rritjes së lehtë të shifrave në grupmoshën mes 6 dhe 14 vjeç.

Metodologjia, theksoi ai është vërtetuar, shifra që i përket fëmijëve që do të ishin testuar nuk do të duhet të jetë më i madh se 2000.

“Mendohet se periudha për të cilën do të duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në atë skrining nuk do të duhet të jetë më i lartë se një javë”, shtoi Mehmedoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit”, Aleksandar Petliçkovski.