Mickoski: Po bëhet e qartë se Kovaçevski dhe Qeveria nuk duan të arrijnë unitet kombëtar

Koçan, 15 shkurt – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e akuzoi Qeverinë dhe kryetarin e saj Kovaçevskin se nuk kanë ndjenjë për arritjen e unitetit kombëtar lidhur me identitetin dhe çështjeve të tjera veçanërisht rreth kontestit me Bullgarinë.

Duke mbajtur fjalim në Koçan, në llogaridhënie rajonale “Ndryshime që sjellin të ardhmen” llogaridhënia – për 100 ditë të pushtet lokal  të VMRO-DPMNE-së të kryetarëve të nëntë komunave në Lindje, Mickoski kërkoi që pushteti ta pranojë deklaratën e ofruar që opozita e dorëzoi në Kuvend.

“Kontesti me Bullgarinë mbetet i hapur dhe i thelluar, kam menduar se bëhet fjalë për padituri dhe mungesë të ndjenjës për momentin, por gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se bëhet fjalë për një tendencë të Kovaçevskit dhe Qeverisë të mos duan të arrijnë unitet kombëtar.  Mungesa e unitetit për çështje të këtilla kombëtare vetëm do të thotë disfatë  e re për Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Nëse këto janë leksionet e Zaevit, që i ndjek  Kovaçevski, unë do t’i rekomandoja të tërhiqet nga ai përqafim, sepse mësuesi është i keq. Thotë se vendi i unitetit kombëtar ka qenë në Kuvend, ndërsa VMRO-DPMNE-ja atje e ka bllokuar. Kjo është një tezë e pasaktë, nëse kështu mendojnë atëherë në Kuvend ndodhet Deklarata për Goce Dellçevin. Le ta pranojnë, e jo ta refuzojnë dhe nëse nuk është e pranueshme për ta, publikisht le të thonë në cilën pjesë nuk pajtohen me përmbajtjen e Deklaratës. Nëse nën unitet në Kuvend nënkuptojnë të kalojnë ligjin ligjin për marihuanë, atëherë për 100 vjet nuk do të pajtohemi. Prandaj, edhe një herë bëj apel   për një unitet kombëtar për çështjet më të mëdha, le ta kuptojnë rëndësinë e momenteve historike të cilat ne si gjeneratë e bartim. Nëse në mënyrë kontrabandiste janë dakorduar me Bullgarinë, duhet ta thonë qartë që tani, ndërsa Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së një marrëveshje të tillë nuk ka ndërmend ta respektojë. Jam i gatshëm ta kapërcej çdo dallim, vetëm që Qeveria t’i mbrojë interesat kombëtare, nëse tashmë nuk i ka shitur dhe ajo derë për këto çështje gjithmonë është e hapur, dhe VMRO-DPMNE mbetet të jetë shtylla e shtëpisë sonë”, tha Mickoski.