Takim i ministrit Spasovski me zëvendës-përfaqësuesin e UNICEF-it në vend, Artur Ajvazov

Shkup, 15 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me zëvendës-përfaqësuesin e UNICEF-it, Artur Ajvazov, ku u konfirmua bashkëpunimi i ndërsjelltë afatgjatë, që deri më tani rezultoi me numër të madh të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta , të realizuara me sukses në koordinim me MPB-në dhe UNICEF-in.

Fokusi kryesor i takimit ishte programi dhe aktivitetet që janë pjesë e Planit të punës së UNICEF-it me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2022, me vlerë prej rreth 585.000 dollarëve amerikanë.

Një nga temat e takimit ishte edhe aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme lidhur me projektin e financuar nga Zyra e Delegacionit evropian dhe UNICEF-it “Drejtësi për fëmijët – BE dhe UBICEF për drejtësi sipas fëmijëve”, me vlerë të përgjithshme prej 625.000 euro, paraparë të zgjasë dy vite (01.11.2020– 31.10.2022) dhe shqyrtim i aspekteve nga prioritetet e deritanishme dhe të mundshme në bashkëpunimin e ardhshëm mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyres së UNICEF-it në vend.

Siç kumtuan nga MPB, nga ana e zëvendës-përfaqësuesit të UNICEF-it, Ajvazov, u shpreh falënderim për ministrin Spasovski për mbështetjen e vazhdueshme.

Ajvazov e theksoi bashkëpunimin aktiv me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëpunësve policorë në periudhën e kaluar, ndërsa nga ana e ministrit Spasovski edhe njëherë u konfirmuan transparenca dhe angazhimet për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përbashkët.