Bomgartner: Mbështetje pa rezervë nga Parisi për fillimin e negociatave
Shkup, 15 shkurt – Qëndrimi i Francës është i qartë dhe nuk është i ri. Të njëjtin qëndrim e ndajnë edhe të gjitha institucionet evropiane, ndërsa kjo është – mbështetja pa rezervë për hapjen sa më shpejtë të negociatave inkuadruese edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, deklaroi sot ambasadori francez në vend Siril Bomgartneri.
Sipas tij, nëse në bisedimet dypalëshe mes Shkupit dhe Sofjes, për të cilat tha se i inkurajon, është arritur përparim i vërtetë përfundimi i të cilave do të nënkuptonte hapjen e negociatave inkuadruese, Franca jo vetëm që është e gatshme dhe e diponuar ta bëjë këtë gjatë kryesimit të saj, por do të jetë edhe një nder i vërtetë.
Lidhur me atë nëse konsideron se qasja e re në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes i jep rezultatet e dëshiruara, ai thotë se bëhet fjalë për një çështje që është në vijim, për të cilën negociojnë të dyja vendet, por se e inkurajon që bisedimet të ecin përpara.
“Ajo që është e qartë se realisht ekziston qasje e re në negociatat që u dëshirua nga të dyja palët, zhvillohet një dialog në nivel më të lartë dhe ai dialog është intensiv. Në këtë moment realisht ekziston një çështje dypalëshe për të cilën po negociohet për tema konkrete. Për ne, Franca, vendi i cili kryeson me Këshillin e BE-së është shumë me rëndësi të jemi të informuar rregullisht dhe vazhdimisht për të gjitha çështjet. Dhe pikërisht kjo po ndodh. Ka dialog të vazhdueshëm mes të dyja kryeqyteteve, informim të vazhdueshëm, veçanërisht përmes vizitave të ndërsjella në nivel të lartë. Ka koordinim të përsosur edh mes neve evropianëve dhe institucioneve evropiane”, tha Bomgartneri.
Ai nënvizoi se kjo çështje po ndiqet me shumë vëmendje në korniza evropiane, por ky proces për momentin është në kornizë dypalëshe, dhe përsëriti se edhe kryesimi francez me BE-në e ndjek këtë lëvizje, e inkurajon lëvizjen dhe se janë të gatshëm si presidencë franceze me BE-në në një moment të caktuar ta ndërmarrë përgjegjësinë e vet.
Lidhur me këtë nëse Franca do të ndërmarrë nismë konkrete në dy muajt e ardhshëm lidhur me këtë çështje, ai thotë se Franca nuk është ajo e cila e përcakton agjendën.
“Agjendën e përcaktojnë të dyja palët e interesuara, veçanërisht Maqedonia e veriut dhe Bullgaria. Dhe gjithçka varet nga zhvillimi i ngjarjeve veçanërisht nga zhvillimi i bisedimeve të cilat po zhvillohen në kuadër të të gjitha grupeve të punës. Do t’ju them se presidenca franceze me BE-në së bashku me institucionet evropiane është e gatshme kur do të vijë momenti përkatës të ndërmerren hapa konkretë që të arrihet fundi i lumtur të cilin e dëshirojmë të gjithë, përfundoi Bomgartneri në konferencën në MPJ kushtuar diplomacisë sportive.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe shefi i diplomacisë Bujar osmani, në fillim të muajit ishin për vizitë në Paris, ku e prezantuan dosjen e Maqedonisë së Veriut për eurointegrimet dhe morën mbështetje të qartë nga Franca për hapjen sa më shpejt të negociatave me BE-në.
Muajin e kaluar, shefi i diplomacisë franceze, Zhan-Iv le Drian, para Komisionit për Punë të jashtme të Parlamentit Evropian, shfaqi shpresë se gjatë presidencës franceze me BE-në mund të mbahet konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se Shkupi dhe Tirana atëherë mund t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

