Konferencë për sportin si mjet për interesat nacionale dhe të jashtme politike

Shkup, 15 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, sot do të mbajë konferencë me temën “Diplomacia sportive: Sporti si mjet për përparimin e interesave nacionale dhe prioriteteve të jashtme-politike”.

Në hapjen e konferencës fjalime të tyre do të mbajnë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner, si dhe ambasadorja për diplomaci sportive në Francë, Lorens Fisher.

Në konferencë do të mbahen tre panel diskutime me tema si “Sporti si mjet për qëllime diplomatike dhe arritja e prioriteteve të jashtme – politike”, “Sporti si mjet për zhvillim ekonomik dhe tërheqja e investimeve” dhe “Sporti si platformë për afirmimin e vlerave dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme”.

Ndërmjet pjesëmarrësve të konferencës janë edhe Kerol Gomer, bashkëpunëtor i shquar shkencor në IRISA për çështje sportive ndërkombëtare, Silvija Mitevska, këshilltare e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për Sport, Lorens Fisher, ambasadore e Francës për Diplomaci sportive etj.

Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme – Amfiteatri me fillim në ora 10:00.