Filloi testimi për vlerësimin e imunitetit, zbulohet nënvarianti stelt omikron

Shkup, 15 shkurt – Testimi skrining i rastësishëm, i cili duhet të tregojë sa popullata ka imunitet ndaj Kovid-19 nga vaksinimi apo nga kalimi i sëmundjes dje filloi në qendër të Shkupit dhe këto ditë do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera. anë vend për të ndihmuar Komisionin për Sëmundje infektive dhe shtetin në planifikimin e masave të ardhshme.

Analiza serologjike për Kovid-19 tani për tani të bëhet vetëm në kryeqytet dhe do të përfshijë një mijë persona, por skriningu do të zgjerohet edhe në dy deri tre mijë qytetarë nga qyte të tjera në të gjithë shtetin në bashkëpunim me shëndetin publik dhe me shërbimet transfuziologjike.

Analiza të të dhënave, siç paralajmëroi javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, do të tregojë sa realisht është e imunizuar popullata.

“Dëshirojmë të kemi pasqyrë të qartë sa nga popullata jonë e kanë kaluar Kovidin dhe mbi bazë të këtyre rezultateve do të kemi pasqyrë dhe do të dalim para opinionit. Sipas evidencës të cilën e kemi, 41 për qind janë imunizuar me vaksinë, por mbi bazë të hulumtimit, ndoshta jemi 60 për qind të imunizuar në mënyrël natyrore”, tha Sali.

Për skrining të nxënësve, ndërkaq, tani për tani nuk ka informacione kur do të fillojë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dje tha se procesi është në vijim, dhe me siguri do të realizohet në periudhën e ardhshme.

“Nuk kemi informacion nga Ministria e Shëndetësisë, por ata bashkëpunojnë me Komisionin për Sëmundje Infektive. Sot ka mbledhje, me siguri në periudhën e ardhshme mund ta organizojnë edhe skriningun”, tha Shaqiri.

Ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se në vend janë zbuluar tri raste me nënvariantin e ri të stekt omikron. dy janë nga Shkupi dhe një nga Strumica – të konfirmuar nga sekuencionimi i 41 mostrave pozitë të SARS-CoV-2.

Në shtet ende po qarkullon edhe variant delta (B.1.617.2), e vërtetuar te tre mostra prej të cilëve dy nga Gjevgjelia, ndërsa një nga Velesi. Te dy mostra është konfirmuar prania e Influenza H3N2,.

Në statistikën e djeshme për 24 orët e kaluara janë kryer 1.707 testime dhe janë regjistruar 456 raste të reja, 20 raste të vdekjes dhe 1.880 të shëruar.