Moti sot me diell dhe me temperatura deri 15 gradë

Shkup, 15 shkurt – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 10 deri 15 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë.

Të mërkurën mori do të jetë i ndryshueshëm me shi lokal të kohëpaskohshëm, ndërsa në zonat malore me borë të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Të premten në pjesët lindore vranësirat do të rriten dhe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të jetë më e lartë, veçanërisht të shtunën.