Puna e trupave kuvendorë, LSDM/VMRO-DPMNE me akuza dhe kundër-akuza

Shkup, 14 shkurt – Për mosfunksionimin e plotë të trupave kovendorë LSDM dhe VMRO-DPMNE fajin ia hedhin njëra-tjetrës. Sipas LSDM-së, kjo është ekskluzivisht rezultat i asaj që bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre për ta frenuar sa më shumë punën e kuvendit.

“Në Kuvend ka komisione të caktuara që nuk janë funksionalë si të thuash, por kjo jo sepse nuk ka vullnet dhe përpjekje nga ana e deputetëve në pozitë, por është ekskluzivisht rezultat i asaj që bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre e që ka të bëjë me frenimin e proceseve dhe pengim të ligjeve që duhet të miratohen të cilat janë në procedurë parlamentare për një kohë të gjatë.  Për shkak të nevojës së tyre e cila është nevoja e qytetarëve, ata nuk duan të lejojnë miratimin e këtyre ligjeve.”,- tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.

Por nga VMRO-DPMNE mohojnë se po bllokojnë punën e Kuvendit. Sipas tyre shumica parlamentare e ka hallin e përbërjes së komisioneve që nuk u përshtaten

“VMRO-DPMNE në asnjë rast nuk e ka bllokuar punën e Kuvendit. Nëse koalicioni LSDM-BDI nuk mund të pajtohen është problem i tyre dhe për këtë ne nuk ndërhyjmë. Do të marr shembullin e komisionit ligjvënës atë mund ta konvokojnë që nesër kryetari Talat Xhaferi por nuk u përshtatet përbërja. Nuk u përshtatet përbërja sepse VMRO-DPMNE nuk planifikon të lejojë emërimin nga dyshja LSDM-BDI të stafit të ndryshëm,qofshin ata gjyqtarë kushtetues që vinë direkt me rekomandim nga zyrat dhe shtabet e LSDM dhe BDI.”,- u shpreh Dimço Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Një nga komisionet e bllokuara është ai për Zgjedhje dhe Emërime pasi Kostadin Kostadinov nga radhët e LSDM-së u zgjodh kryetar komune në Strumicë ndërsa L.“Besa kaloi në opozitë. Kjo situatë ka komplikuar funksionimin e këtij komisioni. (Naim Ramadani, TVM2)