Trudo paralajmëron aktivizim të autorizimeve të veçanta të qeverisë federale për shkak të protestave

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo do t’i informojë kryeministrat e provincave kanadeze për qëllimin e tij që t’i aktivizojë autorizimet speciale të qeverisë federale me qëllim që t’i jep fund protestave, të cilët kanë bllokuar disa vendkalime kufitare me SHBA-në dhe kanë paralizuar pjesë të Otavës, kryeqytet i Kanadasë.

Sipas BBC Njuz, të cilët citojnë burime anonime, kryeministri Trudo ka publikuar se planifikon t’i referohet Ligjit për situata të jashtëzakonshme, opsion i përdorur rrallë që lejon qeverisë federale të vendos masë të përkohshme speciale për siguri në provincat në raste të jashtëzakonshme, në cilën do pjesë të shtetit.

Këtë pushtet e ka ushtruar dikur babai i Trudo, Pier Trudo, ish-kryeministër, gjatë të ashtuquajturës “kriza e tetorit” të vitit 1970. Kjo dispozitë u aktivizua dy herë gjatë dy luftërave botërore si akt juridik për masat ushtarake.

Kryeministri i Ontarios, Dog Ford, njoftoi sot se provinca më e populluar kanadeze do të shfuqizojë brenda dy javësh rregulloren e posedimit të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit kundër Kovid-19, por jo për shkak të protestave që bllokuan kufirin dhe paralizuan Otavën, por sepse “kjo është e sigurt”.

Ndërkohë, në Kanada ka pasur rritje të numrit të infeksioneve me llojin Omikron të koronavirusit.