Trençevska u takua me përfaqësues të Odës së zejtarëve

Shkup, 14 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Odës së zejtarëve të cilët e informuan për sfidat me të cilat përballen me vendimin e ri ligjor “dita e diel jo pune” dhe nevojën nga puna ditën e diel të parkuerive, estetistet dhe disa prodhues të bukës dhe të ëmbëlsirave. Sipas tyre, me punën ditën e diel të disa veprimtarive të zejtarëve, do të mundësohet të mbrohen edhe interesat e zejtarëve dhe të shtetit nga ekonomia gri.

Trençevska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do ta shqyrtojë propozimin e Odës së zejtarëve.

“Vendimi ligjor që dita e diel të jetë ditë jo pune implementohet vetëm një muaj e gjysmë. Pres që praktika të tregojë se cilat janë efektet. Si Qeveri dhe si Ministri do të bëjmë analiza shtesë për të konfirmuar nëse është arritur qëllimi 92 për qind e punëtorëve të mos punojnë të dielën, ndërsa ato 8 për qind të cilët punojnë në procesin teknik-teknologjik i cili nuk mund të ndërpritet të dielën të marrin 50 për qind mëditje më të lartë”, ka thënë Trençevska.

Vendimi ligjor “e diela ditë jo pune” filloi të implementohet nga fillimi i vitit.