Ruskoska: Më lanë me vetëm pesë prokurorë
Shkup, 14 shkurt – Tanimë dy javë Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion punon me pesë prokurorë më pak, 4 prejt të cilëve u skadoi mandati më 1 shkurt, e nga ana tjetër ende nuk është caktuar seancë për prokurorë të tjerë. Përshkak situatës së tillë, Prokuroria është lënë të funksionojë me vetëm tetë prokurorë, prej të cilëve janë në repart të specializuar.
E para e Prokurorisë, Villma Ruskoska për “Fokus” thotë se funksionojnë shumë vështirë, e në gjykime shkojnë vetëm prokurorët që janë me mandat.
“Si funksionojmë? Shumë vështirë. Më lanë me veëtm pesë prokurorë me mandat. Tre të tjerët janë në repart të specializuar për ndjekje të krimit të veprave penale nga persona me kompetenca të polciisë dhe pjesëtarë të policisë së burgut”, thotë Ruskoska.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski thotë se seanca për përzgjedhjen e prokurorëve të rinj ende nuk është caktuar sepse nu kka vlerësim të Prokurorëve me mandat të skaduar.
“Seanca nuk është caktuar, pritet vlerësimi i sërishëm i kandidatëve nga PTHP për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit. Në kohë do të publikojë në uebfaqen e Këshillit kur të caktohet seanca për zgjedhje”, tha Jolevski.
Në pesë vendet e zbrazura në garë janë 10 prokurorë të cilët konkuruan në konkursin që skadoi më 1 dhjetor. Mes tyre janë Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mirçeska Kuzmanovska dhe Engjellushe Kadriu Leshi.
Kandidatë të tjerë janë gjithashtu edhe Zllatko Bikovski, Arsim Ademi, Imran Osmani, Natasha Saramandova dhe Elizabeta Josifovska.//Zhurnal.mk

