Cili është më i pasur, Jetoni i BDI-së, apo Bekimi i Alternativës? (DOKUMENTE)
Skup, 14 shkurt – Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në bazë të pasurisë së deklaruar që nga koha kur ishte ministër i Shoqërisë Informatike, posedon tre makina, një Audi A6, një Citroen C1, një Golf 4 si dhe një furgon Ford Tranzit.Sipas listës anketuese të publikuar në ueb faqen e Komisionit antikorrupsion Shaqiri posedon edhe një shtëpi, një banesë prej 81 metra katror dhe një dyçan 80 metra katror.
Por kjo nuk është e tëra, Shaqiri ka deklaruar edhe pronë të paluajtshme, e cila është në emër të prindërve të tij si dhe 5 mijë euro gjësende të çmuara (ar dhe bizhuteri), shkruan Alsat.
Megjithatë ai (është i mbytur në borxhe) ka dhe tre kredi.

Kurse ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, akoma nuk ka deklaruar pasurin e tij që kur ka marrë postin e të parit të shëndetësisë, një muaj më parë.
Në ueb faqen e antikorrupsionit figuron deklarimi i pasurisë së tij prej kohës kur ka qenë anëtarë i Bordit drejtues të Klinikës Universitare të Toksikologjisë.
Sipas këtij deklarimi del se Sali nuk posedon asgjë personale dhe se e gjithë pasuria që ai gëzon është në emër të prindërve të tij.
Në këtë deklarim që ka bërë ai vite me parë, ai dhe familja e tij posedojnë dy banesa, një ordinancë, një dyqan dhe dy makina, njëra e tipit Fiat Brava e prodhuar në vitin 1997 dhe Lada e prodhuar më 1985.
Më poshtë sjellim pasurinë e Sali të deklaruar në Komisioni Antikorrupsion.


