Çfarë lloje dhe nënlloje të Covid 19 qarkullojnë në Maqedoni të Veriut?

Shkup, 14 shkurt – Laboratoria për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë Institutit për Shëndet Publik, gjatë javës së kaluar ka kryer sekuencionim tek 41 pacientë të infektuar me Covid, informon Zhurnal.

Të dhënat janë mbledhur nga data 29 janar deri më 6 shkurt.

Sipas informatave të ISHP, tek 35 të infektuar është vërtetuar Ba.1 sublinja e Omicron, derisa tek tre pacientë është konfirmuar nënlloji i linjës B.1.1.529 e Omicron Sars Cov 2, i njohur si “stealth”. Dy prej pacientëve janë nga Shkupi e një nga Strumica.

Sipas shembujve, mund të konkludohet se në vendin tonë ende qarkullon dhe Delta varianti i cili është dëshmuar te 3 të testuar, derisa tek dy të tjerë është regjistruar gripi sezonal, influenca H3N2.//Zhurnal.mk