Kovaçevski: Uniteti i shtetit bëhet në shtëpinë ligjvënëse, e jo me deklarata të njëanshme
Shkup, 14 shkurt – Uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjvënëse, e jo me deklarata të njëanshme. Me atë pengohet procesi i bisedimeve që po zhvillohen me Sofjen në frymën e vlerave evropiane, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se si e komenton thirrjen e liderit të opozitës, Hristian Mickoski për bashkim kombëtar, kur janë në pyetje interesat e shtetit.
“Ajo deklaratë konsideroj se fare nuk është e sinqertë, sepse VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar të vetmen gjë që bën është krijimi i histerisë lidhur me bisedimet që po zhvillohen me Bullgarinë, gjithashtu në kuadër të përgatitjeve për grupet e punës që i formuam me kryeministrin bullgar dhe anëtarët e Qeverisë së tyre së bashku me Qeverinë tonë ne i bëmë thirrje edhe opozitës, me ç’rast ajo ishte refuzuar”, vlerësoi Kovaçevski.
Lidhur me unitetin, shtoi Kovaçevski, uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjvënëse, që paraqet shtëpi të të gjithë qytetarëve, që përfaqësohen nga deputetët, dhe nëse VMRO-DPMNE mendon se me deklarata të njëanshme me çka vetëm pengohet procesi i bisedimeve, që po zhvillohen në frymën e vlerave evropiane, dhe të ruajtjes së dinjitetit të të gjithë qytetarëve, se do të ndihmojë, ata po e bëjnë mu të kundërtën.
Për atë se kur do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Mickoski, siç paralajmëroi gjatë marrjes së funksionit të kryeministrit, Kovaçevski thotë se ai takim do të ndodhë dhe opinioni do të informohet me kohë.
Lideri i opozitës Mickoski dje në ngjarje partiake, theksoi se në thelb është e rëndësishme, kur është në pyetje shteti, të ketë unitet, duke i bërë thirrje kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për “unitet dhe bashkim kur bëhet fjalë për vendin”.
“Është me rëndësi thelbësore kur bëhet fjalë për Maqedoninë, të ketë unitet. Në të vërtetë goditjet janë ndaj shtëpisë sonë e cila është gjithçka për një familje. Jam i vetëdijshëm se në situatë kur shtëpia jonë është në pyetje, uniteti është më me rëndësi se secili dallim i ynë i brendshëm që e kemi në këtë shtëpi të përbashkët. Jam i vetëdijshëm, por edhe i shqetësuar për atë nëse edhe kryeministri i Maqedonisë është i vetëdijshëm për të njejtën. Dhe prandaj dëshiroj ta porosis se VMRO, edhe historikisht, edhe në thelb, edhe sot politikisht është sendërtuar si një nga shtyllat më të rëndësishme të shtëpisë sonë – Maqedonisë. Dhe kur kjo qeveri të ndodhet para goditjeve ndaj shtëpisë sonë, VMRO-DPMNE ofron unitet, marrëveshje për atë që është substrati ynë i përbashkët dhe mbështetje për mbrojtje të interesave nacionale, strategjike dhe shtetërore të Maqedonisë sonë”, tha Mickoski.

