MPB: Policia dje ka ndëshkuar 240 këmbësorë për kundërvajtje

Shkup, 13 shkurt – Policia dje, në kontroll të përforcuar të komunikacionit në tërë territorin e vendit, nga ora 10 deri në ora 14, ka gjobitur 240 këmbësorë për kundërvajtje.

“Me këtë rast, 196 për kalim të pasigurt në rrugë jashtë vendkalimit për këmbësorë, 31 për kalim në semafor të kuq. Tetëdhjetë e pesë nga këmbësorët e sanksionuar ndodhen në territorin e SPB Shkup, 65 në SPB Tetovë, 29 në SPB Manastir,… Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 127 kundërvajtje tjera”, informon  MPB.Ministria kumtoi se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, ndërsa këmbësorët të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë.