Raporti i VMRO-DPMNE-së për punën e kryetarëve të saj të komunave në njëqind ditë të mandatit
Shkup, 13 shkurt – “Ndryshime që sjellin të ardhme” është motoja e ngjarjes tërë ditore që VMRO-DPMNE-ja sot në objektin e Filarmonisë do ta organizojë VMRO-DPMNE-ja në të cili partia do të kumtojë për gjithçka që kanë punuar kryetarët e saj të komunave në njëqind ditët e para në menaxhimin e komunave.Në kuadër të ngjarjes pasdite nga ora 17 do të ketë fjalim lideri i partisë Hristijan Mickoski ndërsa paraprakisht do të organizohen tri panele të veçanta me tema të ndryshme: “Çka trashëguan komunat?” Në ora 11:30, “Praktikat evropiane në vetëqeverisjen lokale” në 13:00 dhe “Rinia dhe perspektiva e tyre në komuna” në orën 14.30.
“Përveç kësaj ngjarje, në tri javët e ardhshme do të organizohen edhe gjashtë raporte rajonale në territorin e Republikës së Maqedonisë, ku do të prezantohen projektet e realizuara në mënyrë individuale”, informon VMRO-DPMNE-ja.

