Sulmoi vëllezërit me mjete të forta, arrestohet prizrenasi
Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, pasi kishte sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.
Gjithashtu nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.

