Australia dhe Zelanda e Re kërkuan nga qytetarët e tyre ta braktisin Ukrainën
Australia dhe Zelanda e Re sot iu bashkuan disa vendeve perëndimore të cilat i paralajmëruan qytetarëve të tyre menjëherë të largohen nga Ukraina, sepse janë rritur druajtjet nga invazioni rus, njofton DPA.
Lëvizja vijoi pas apeleve që deri tek shtetasit e tyre i dërguar SHBA-ja, Britania e Madhe, Letonia dhe Estonia, si dhe Danimarka dhe Holanda, për lëshim më të shpejtë të Ukrainës.
Qeveria australiane dhe ajo e Zelandës së Re u bënë thirrje qytetarëve të tyre për ta braktisur vendin derisa ende ka fluturime të qasshme komerciale.
Kryeministri australian Skot Morison deklaroi se situata në Ukrainë është “shumë serioze”.

