Trençevska: Realizuam politika të cilat përputhen me nevojat e prindërve të vetëm, reforma sociale jep rezultate reale
Shkup, 12 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka vizituar dy familje me një prind në Shtip, me të cilët bisedoi për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe për efektet e reformës sociale që ndryshuan tërësisht qasjen ndaj kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Siç kumtoi MPPS-ja, ajo theksoi se reforma sociale e krijuar për promovimin e të drejtave dhe rritjen e ndihmës për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, jep rezultate reale – 300 për qind rritje të asistencës sociale, ndihmës për fëmijë dhe arsimor dhe më shumë të drejta dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Përkujtoi se me zgjidhjen e re ligjore edhe 1100 falimentues të tjerë marrin siguri materiale prej 9.242 denarë në muaj.
Siç theksohet në kumtesën e MPPS-së, ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria janë të hapura dhe të disponueshme për të gjitha nevojat dhe të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen prindërit e vetëm, si dhe qytetarët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë.

