Janë mbyllur katër objekte hotelierike në rajonin e Tetovës, janë kapur 27 persona pa certifikatë për Kovid
Shkup, 12 shkurt – Përkohësisht janë mbyllur katër objekte hotelierike në Tetovë dhe në vendet përreth në aksionin e koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit shtetëror të punës dhe Drejtorisë për të ardhura publike, të cilët kanë kryer mbikëqyrje inspektuese në dhjetëra objekte hotelierike dhe kazino në territorin e rajonit të Tetovës.
Nga MPB-ja kumtuan se objektet janë mbyllur nga Inspektorati, ndërsa mbyllja e tyre e përkohshme është sipas nenit 64 nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.
Në katër objekte të mbyllura janë kapur 27 persona pa certifikatë për Kovid, ndërsa në dy objekte janë kapur persona pa licenca përkatëse të cilët kanë kryer punë si sigurim në objekte.
Në të gjitha objektet e kontrolluara janë shqiptuar edhe gjoba nga ana e Drejtorisë për të ardhura publike në bazë të mos dhënies së faturave fiskale.

