Mot me vranësira dhe erë veriore, temperatura deri 14 gradë Celsius

Shkup, 12 shkurt – Moti do të jetë i ndryshueshëm me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët lindore do të ketë të reshura të dobëta lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus tre deri dy, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 14 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri minus një, ndërsa ajo maksimale do të arirjë deri 10 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe pak më i freskët me të reshura të dobëta të shiut, ndërsa në mal borë. Prej të mërkurës do të ketë zvogëlim të vranësirave dhe rritje të temperaturave ditore.