Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në vendkalimin kufitar Morinë, për shkak se nuk i ka paraqitur 17.000 euro

Në vendkalimin kufitar Morinë, në kufirin e Kosovës me Shqipërinë u arrestua banor  42 vjeçar, banor i Maqedonisë së Veriut gjatë tentimit ta kalojë kufirin me 16.950 euro.“Personi A.S. ka udhëtuar me automjet “mercedes benz” dhe në kontrollin e dytë  gjatë hyrjes në territorin shqiptar i është zbuluar  vlera e padeklaruar e parave. Ai paraprakisht në pyetjen nëse ka diçka për të  paraqitur, është përgjigjur jo, transmetuan mediat shqiptare.Paratë i ka fshehur  në një automjet. Ato janë konfiskuar, ndërsa kundër A.S. është ngritur padi penale për “mosraportim të  parave dhe gjërave me vlerë në kufi”.