“Binans” po investon 200 milionë dollarë në Forbes

Platforma digjitale për tregti me kriptovaluta “Binance”, publikoi se po blen pjesë në revistën e biznesit Forbes në vlerë prej 200 milionë dollarësh, raportojnë mediat britanike.

Forbes u themelua në vitin 1917 dhe ishte në pronësi të një familjeje për dekada, ndërsa u bë i famshëm për gjurmimin e manjatëve të biznesit dhe vlerësimeve të miliarderëve.

Si shumë media të tjera të shkruara, kishte probleme me transformimin e medias digjitale që po ndodhte.

Investimi i “Binance” duhet të ndihmojë revistën të bëhet një lider në raportimin mbi pronën digjitale si bitkoin ose NFT, e cila ka marrë vrull në SHBAgjatë dy viteve të fundit, njoftoi Bi-Bi-Si.

Pronari i platformës Çangping “CZ”, Zhao, një miliarder kinezo-kanadez, deklaroi se konsideron se mediat janë “një pjesë e rëndësishme në nxitjen e të kuptuarit dhe edukimit të një game të gjerë klientësh” rreth kriptomonedhave dhe teknologjive të reja të blokçejn.

Zhao për Si-En-Bi-Si deklaroi se kompania e tij dëshironte të investojë në media të tjera tradicionale sepse donte të promovonte adoptimin e blockçain, një sistem regjistrimi transaksionesh që përdor një regjistër të përbashkët dhe të decentralizuar.

Analistët thonë se pronësia e kriptove është veçanërisht e ndjeshme ndaj manipulimit nga persona famshëm dhe pompa mediatike, gjë që ka alarmuar rregullatorët në mbarë botën.

Në vitin 2020, Binans përndryshe paditi Forbes për shpifje, por më vonë e hodhi poshtë padinë, kujton Bi-Bi-Si.