Rriten çmimet e naftës – një barel sot mbi 92 dollarë
Çmimet e naftës sot u rritën mbi 92 dollarë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) kumtoi se tregu i naftës është i pamjaftueshëm, duke lënë në hije shqetësimet e inflacionit dhe mundësinë e një rifillimi të eksportit iranian.
Çmimi për barelë në tregun londinez u rrit për 1,01 dollarë në krahasim me mbylljen paraprake, në 92,42 dollarë. Në tregun amerikan me barelë është tregtuar për 1,15 dollarë më shtrenjtë, për 91,03 dollarë.
Në fokus të tregtarëve sot ishte porosia e IEA-së se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund t’i qetësojnë tregjet jostabile me prodhimtari më të madhe.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatët e saj në janar në bazë ditore prodhonin 900.000 balera më pak nga e planifikuara, kumtoi IEA. Arabia Saudite dhe EBA kanë më së shumti kapacitete të lira për rezerva dhe mund ta zvogëlojnë presionin ndaj rezervave.
Pikërisht rezervat e zvogëluara globale të naftës janë një nga faktorët që i rritën çmimet deri në 100 dollarë për barelë, duke e nxitur inflacionin përreth botës, kumtoi IEA.

