Blinken nuk e përjashton sulmin rus mbi Ukrainën edhe gjatë Lojërave Olimpike në Pekin
Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken deklaroi sot se Rusia ka koncentruar ushtri më të madhe pranë kufirit me Ukrainën dhe paralajmëroi për mundësinë nga sulmi ushtarak gjatë Lojërave Olimpike të Dimrit, që për momentin mbahen në Pekin.
“Ndodhemi në një periudhë të tillë kur invazioni mund të fillojë çdo moment dhe të jemi në rregull, kjo mund të ndodhë gjatë Olimpiadës, deklaroi ai.
Sekretari shtetëror e hodhi poshtë supozimin se Moska do të presë deri në fund të Lojërave në Pekin që të mos errësohet Kina aleate.
Sipas tij, Uashingtoni vazhdon ta zvogëlojë personelin në ambasadën e vet në Kiev.
“Vazhdojmë me këtë proces dhe ua bëmë të ditur se të gjithë shtetasit amerikanë të cilët kanë ngelur në Ukrainë të largohen menjëherë”, deklaroi Blinken.

