Gjorgievska: Me angazhim të përbashkët ta nxisim dhe mbështesim veprimtarinë kërkimore-shkencore tek gratë
Shkup, 11 shkurt – Elizabeta Gjorgievska, bashkëshorte e presidentit të shtetit me rastin e 11 shkurtit- Ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë, sot ka pasur fjalim në një ngjarje edukative qëllimi i së cilës është nxitja e vetëdijes publike në shoqëri për rëndësinë e mbështetjes dhe pjesëmarrjes së grave në shkencë si dhe promovimin e grave që kanë qenë pioniere në sferën e dijes dhe shkencës.
Gjorgievska, siç kanë njoftuar nga Kabineti i presidentit në fjalim është ndalur në sukseset historike të grave në shkencë dhe hulumtim, duke përmendur këtu Marija Skllodovska Kirin, Iren Zholio Kiri, Rozalind Frenklin Sesilija Pejn- Gaçoçkin, Rejçell Karson dhe kontributin e tyre në zhvillimin e shkencës, çrrënjosjen e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së miliona njerëzve në botë.
“Ata nuk kanë ndryshuar vetëm paradigmat shkencore por edhe shoqërore për vendin dhe rolin e grave në arsim, kërkim dhe shkencë. Shumë prej tyre janë përballë me stereotipa, paragjykime dhe pengesa. Ata kanë bërë pjesën më të rëndë të rrugës për gjeneratat e ardhshme të grave të mund në mënyrë të barabartë të përfshihen në gjurmët shkencore të së vërtetës. Të gjithë ne sot jemi mirënjohës në besimin e tyre të palëkundshëm në barazinë mes grave dhe burrave”, tha Gjorgievska.
Qëllimi i kësaj Dite ndërkombëtare, ka thënë ajo është që të shmangim pengesat tjera për përfshirje më ndryshe të grave dhe vajzave në shkencë. Kjo, shton ajo është e domosdoshme nëse vërtetë duam të realizojmë Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.
“Edhe pse në vitin 2018 në nivel global 44 për qind e doktorantëve ishin gra, megjithatë roli i grave në mesin e studiuesve dhe profesionistëve është dukshëm më i ulët. Vetëm dy për qind e kapitalit u investua në startap-et e themeluara nga gratë. Me fjalë të tjera edhe pse shumë gra tani kanë mundësi të pajisen me arsim cilësor dhe të lartë, ato jo gjithmonë kanë mundësi t’i zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte specifike kërkimore dhe zhvillimore shkencore dhe në mënyrë të barabartë të avancojnë në botën akademike”, tha Gjorgievska, duke shtuar se gratë në zonat STEM paguhen më pak se burrat dhe se pandemia e Kovid-19 e ka thelluar këtë hendek.

