MPJ: Urgjentisht largohuni nga Ukraina, kush planifikon të udhëtojë, mos ta bëjë
Shkup, 11 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar udhëtime në Ukrainë, të njejtën mos ta realizojnë përshkak situatës së rrezikshme që është në atë vend, informon Zhurnal.
Gjithashtu MPJ bën thirrje që të gjithë shtetasite RMV-së që gjenden në Ukrainë, të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur nga Ukraina.
Qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë, dhe të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut në Kiev, në mënyrë që t’i paraqesin të dhënat e tyre në numrat e telefonin në vijim:
+380442877882
+380663951190
“Njëherit i rikujtojmë të gjithë qytetarët tanë, si ata që ndodhen këtu ashtu dhe ata që ndodhen në Ukrainë, ose kudo që të jenë, që t’i ndjekin dhe të informohen nga kanalet zyrtare të informimit që dalin nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë situatën në Ukrainë dhe në kohë të informojë për udhëzimet e mundshme se si të veprojnë qytetarët tanë”, thonë nga MPJ.

