Komuna e Çairit shënon ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë – 11 shkurtin

Shkup, 11 shkurt – Me mbështetjen e Komunës së Çairit dhe në organizim të Rrjetit të Gruas në Shkencë, sot në mënyrë madhështore u shënua Dita ndërkombëtare e Grave dhe vajzave në Shkencë – 11 Shkurti.

Në manifestim ku morën pjesë zonja e parë e shtetit Elizabeta Gjorgjievska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, shumë gra dhe vajza të kyçura në shkencë, kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu theksoi se fuqizimi i gruas veçanërisht në shkencë është ardhmëria e vendit.

“Pjesëmarrjen e gruas në shkencë në asnjë rast nuk guxojmë ta shikojmë si kuotë, por si arritje dhe domosdoshmëri për mbarë shoqërinë.

Gratë duke qenë shtylla kryesore e familjes, nëna, bashkëshorte, motra, pse mos të jenë edhe shtylla kryesore të shtetit në fushën e shkencës, e kërkimeve shkencore, e zbulimeve shkencore, sepse gruaja është në fakt dora që lëviz njerëzim”, shprehet Ganiu.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/488613205951920