Mbi 9,4 milionë euro subvencione u janë paguar 13.854 vreshtarëve
Shkup, 11 shkurt – Mbi 9,4 milionë euro subvencione për vreshta sot u janë paguar 13.854 vreshtarëve, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujlrave, Lupço Nikollovski përmes profilit të tij në Fejsbuk.
“Siç premtuam, subvencionet i paguam para fillimit të sezonit të ri të prodhimit”, theksoi Nikollovski.
Këto para, shton, direkt paguhen tek vreshtarët.
“Këto para direkt kthehen tek vreshtarët, për t’i investuar në prodhim të ri, për të prodhuar rrush cilësor për prodhimin e verës tonë të njohur”, nënvizon ministri.
Paraprakisht, Nikollovski paralajmëroi edhe më shumë subvencione për blegtorët dhe bletarët.

