A ka logjikë ekonomike në fluturimin Sofje-Shkup

Shkup, 11 shkurt – Pas një pauze prej një dekade, sot Sofja dhe Shkupi përsëri u lidhën me linjë ajrore. Fluturimi i parë u realizua me përfaqësues qeveritar. Nuk ka patur pengesa politike të vendoset avio linjë mes Shkupit dhe Sofjes, thotë ish ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev, transmeton Zhurnal nga REL.

Pas dhjetë viteve përsëri po bëhen përpjekje të vendoset avio linjë mes kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në fluturimin e parë morën pjesë ministrat për transport të dy vendeve, Nikollaj Sabev dhe Bllagoj Boçvarski. Por a do të arsyetohet ekonomikisht vendosja e linjës ajrore Shkup Sofje, duke patur parasysh se edhe deri tani ka patur tentime për vendosjen e kësaj avio linje?

Ambasadori i fundit i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev, i cili në këtë pozitë ishte deri në vitin 2020, në një deklaratë për REL thotë se deri tani nuk ka patur asnjë pengesë të vendoset kjo linjë.

“Koncesioner i aeroportit të Shkupit është TAV, nuk e di kush është koncesioner i aeroportit në Sofje tani dhe këto dy kompani është dashur të ulen dhe të gjejnë modelin sitë bashkëpunojnë me ndonjë llogari të pagueshme ekonomike. Si duket koncesionerët nuk kanë patur matematikat e veta të organizojnë një avion linjë”, thotë Gjorçev.

Përndryshe avio linja e fundit mes Shkupit dhe Sofjes ishte nga viti 2007 deri në vitin 2009. Tani fluturimet do t’i kryejë avio kompania Guliver e cila ka licencë në Bullgari nga viti 2002. Nga kompania e Sofjes, e cila është një investim Start Up dhe e vjetër vetëm dy vite, për momentin ka fluturime në tetë destinacione, kryesisht qendra turistike ndërsa realizon fluturime deri në Republikën Domenikane dhe Maldive.

Por siç shkruajnë mediat bullgare për arsyetimin ekonomik të linjës, fluturimi deri në Shkup në fakt është pjesë e planeve më të mëdha të kompanisë. Guliver ka marë leje zyrtare nga Ministria Amerikane e Transportit të operojë me çarter dhe fluturime të rregullta nga BE deri në SHBA, ndërsa fluturimi Sofje – New York do të duhet të filloj këtë pranverë. E njejta kompani ka marë leje të fluturojë deri në Toronto, ndërsa përskaj Shkupit, planifikohen fluturime edhe nga Tirana dhe Selaniku. Qëllimi i kompanisë është t’i bashkojë fluturimet ballkanike me ato përtej oqeaneve, ndërsa avio bileta do të kushtojë 50 euro, transmeton Zhurnal.

Aviolinjën si ide së pari e promovoi kryeministri bullgar Kirill Petkov në korniza të tentimeve për të zgjidhur problemin mes Sofjes dhe Shkupit. Së bashku me fluturimin mes dy kryeqyteteve u formuan dhe grupe punuese nga fusha e ekonomisë, transportit dhe kulturës, përskaj komisionit të deritanishëm të përbashkët për çështje historike dhe arsimore.

Sipas ambasadorit Gjorçev, këto hapa si lëshimi i aviolinjës janë të mira por shton se ka ende çështje të ndishme mes dy shteteve dhe pret të zgjidhen.

“Kuptohet se bëhet fjalë për besim, duhet të diskutohet, të bëhen projekte, të jepen ide të reja, të jepen ide të reja që të përpunohen ato projekte, veçanërisht koridori 8, por duhet të shohim. Për gjithçka nevojitet kohë. Koha shëron gjithçka, t’i japim pak kohë kohës”, thotë Gjorçev.

Përndryshe përskaj temave ekonomike dhe lidhjes transportuese në Sofje vazhduan edhe bisedimet për çështjet politike në nivel të ministrave të punëve të jashtme. Kryeministri Kovaçevski nuk zbulon detaje por tha se nëse ka diçka konkrete do të informohet opinioni.//Zhurnal.mk