Petrovska-Bërnz: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja janë shembull për bashkëpunim strategjik

Shkup, 11 shkurt – Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bashkëpunim mbrojtës që mund të shërbejë për shembull si bashkëpunojnë si bashkëpunojë dy vende aleate, por edhe vende të cilat janë partnere strategjike. Bashkëpunimi i cili realizohet më shumë se 25 vjet na ndihmoi t’i realizojmë standardet e Aleancës, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Kejt Bërnz.

Ajo shprehu falënderim për mbështetjen amerikane për zhvillimin e kapacitetit tonë më të madh për trajnim dhe stërvitje në poligonin e armatës “Krivollak” ku njësitet e vendit tonë dhe ato amerikane punuan në zhvillimin e infrastrukturës në internet dhe përmbajtje për stërvitje, ndërsa është ndërtuar edhe shteg për fluturim dhe aterrim për fluturaket pa pilot.

Siç kumtuan nga MM-ja, në këtë poligon këtë pranverë do të mbahet stërvitja më e madhe ushtarake e cila deri më tani realizohet në “Krivollak”, stërvitja “Swift Response 22”, që e organizojnë Forcat amerikane në Evropë, ndërsa pjesëmarrje përveç SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të kenë edhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Lidhur me modernizimin, ministrja Petrovska shprehu kënaqësi që Armata, përmes marrëveshjes Qeveri me Qeveri e cila e përforcon integritetin në punë, furnizon transporterë të blinduar dhe të sofistikuar pikërisht nga SHBA-ja.

Petrovska dhe Bërnz u përqendruan edhe në situatën në Ukrainë, me ç’rast e theksuan rëndësinë e unitetit me të cilin aleatët e NATO-s aderojnë drejt çështjes, duke investuar përpjekje për zgjidhje diplomatike të kontestit. Shprehën edhe mbështetje për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja ndër vite kanë pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm produktiv, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, ndërsa vitet e fundit karakterizohen edhe me disa vizita në nivel më të lartë. Për momentin pjesëtarët e njësisë tonë në NATO, Grupi i lehtë i batalionit në këmbësori në Shtip stërviten së bashku me pjesëtarët e 4 brigadave për mbështetjen e SHBA-së, ndërsa pjesëtarët e forcave speciale stërviten me marinsat amerikane”, qëndro në kumtesën e MM-së.