Zabërçanec: Kontribuuam për demokratizim të shoqërisë, në rajon kemi indeks më të lartë të transparencës
Shkup, 11 shkurt – Me angazhimin tim dhe me angazhimin e ekipit tim dhe të sektorëve PR të ministrive dhamë kontribut thelbësor dhe shteti tashmë e ka qeverinë më transparente që nga pavarësia e deri më sot, deklaroi koordinatori i deritanishëm kombëtar për komunikime strategjike në Qeveri, Marjan Zabërçanec për revistën “Fokus”.
Ai shtoi se është krenar për pesë vitet në shërbim për kontributin drejtë demokratizimit të shoqërisë dhe vendosjen e një menaxhimi më të ndryshëm – i prirë që të kritikohet, i prirë që të dëgjojë, të kuptojë dhe të veprojë pas kritikave.
“Kemi Qeveri e cila katër vite me radhë është shpallur si qeveri me indeks më të lartë të transparencës në rajon. Këta tituj për qeverinë maqedonas janë arritur përgjatë punës shumëvjeçare dhe përpjekjeve për instalimin e transparencës thellë në institucione, përmes dekualifikimit dhe publikimit të dokumenteve dhe informacioneve për të cilat publiku shpreh interesim”, tha Zabërçanec.
Në analizën e revistës “Fokus” edhe profesoresha Mirjana Najçevska thekson se përfshirja në pushtet e njerëzve të cilët më parë kanë punuar në shoqata të qytetarëve mund të sjellë shumë ndryshime pozitive, nëse bëhet fjalë për njerëz të cilët sinqerisht kanë hyrë në institucione me qëllim që t’i nxisin idetë më tutje të cilat i kanë zhvilluar dhe përfaqësuar në sektorin joqeveritar.

