Lëshohet në përdorim numri për raste urgjente 112
Shkup, 11 shkurt – Numri evropian për raste urgjente 112, prej sot lëshohet në përdorim edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët në raste urgjente, me thirrjen në numrin 112, në afat sa më të shkurtë të mundshëm do t’i marrin shërbimet e policisë, ndihmës urgjente mjekësore ose brigadës zjarrfikëse, prej kudo qoftë në shtet.
Numri urgjent 112 është paraparë si shtesë e numrave ekzistues për raste urgjente dhe si servis një sportel për të gjitha nevojat e qytetarëve.
Vendosja e gjithë sistemit në numrin 112 për raste urgjente ishte mbështetur nga Bashkimi Evropian me 2,3 milionë euro, duke përfshirë hardver, softuer, si dhe ndihmë profesionale. Shfrytëzues i drejtpërdrejtë është Qendra për Menaxhim me Kriza.
Në këtë ngjarje do të flasin kryeministri Dimitar Kovaçevski, euroambasadori Dejvid Gir, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, ndërsa përmes një video porosie edhe kryetari i bordit të „EENA”, Mlladen Vratonjiç.
Njëherësh do të prezantohen edhe rezultatet e projektit të arritur gjatë zbatimit të tij në Qendrën për Menaxhim me Kriza

