Trençevska: Me politika dhe strategji vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri inkluzive për personat me aftësi të kufizuara

Shkup, 10 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me koordinatorin e Trupit koordinues  kombëtar për implementimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Spase Dodevskin, me të cilin bisedoi për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të këtij organi, i cili me fushëveprimin e tij të veprimit, drejtpërdrejt kontribuon për përparimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara.

Koordinatori Dodevski, siç bëri të ditur MPPS, krahas prezantimit të punës të këtij trupi, është përqendruar në gatishmërinë e Planit të Veprimit për vitin 2022 për implementimin e masave të Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, me fokus të përgjegjësive të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe përgatitjen e Strategjisë së re kombëtare për të drejtat e personave aftësi të kufizuara

Ministrja Trençevska ka theksuar se një ndër prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është  përmirësimi i statusit të personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.

“Vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri inkluzive në të cilën personat me aftësi të kufizuara do të kenë një qasje të barabartë për përparim dhe zhvillim. krijojmë kushte për përfshirjen e tyre të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, shërbimeve lokale”, tha Trençevska.

Trupi koordinues kombëtar propozon dhe paraqet mendime për aktet ligjore dhe nënligjore në përputhje me parimet e Konventës së OKB-së. Gjithashtu, Trupi koordinues kombëtar bashkëpunon me personat me aftësi të kufizuara dhe me organizatat e tyre përfaqësuese.