Shaqiri: Për një shoqëri gjithëpërfshirëse përmes investimeve serioze në të gjitha nivelet e procesit arsimor
Shkup, 10 shkurt – Krijimi i një shoqërie në të cilën askush nuk do të refuzohet është një proces i gjatë, i cili përfshin investime serioze në të gjitha nivelet e sistemit arsimor kombëtar dhe në të njëjtën kohë kërkon ndryshimin e perceptimit të shoqërisë për personat me aftësi të kufizuara. “Si Ministri vazhdojmë me investimet në përmirësimin e qasjes në institucione arsimore si dhe në përmbajtjet mësimore”, theksoi ministri Shaqiri.
Ai së bashku me Spase Dodevski, këshilltar i kryeministrit për kujdesin shëndetësor, arsimin, mbrojtjen sociale dhe sistemin institucional për personat me aftësi të kufizuara dhe kryetar i Trupit Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara, si dhe Lidija Krstevska Dojçiinovska, këshilltare shtetërore në zyrën e kryeministrit në takimin e punës bisedo se di përcaktimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qeverisë për ngritjen e përfshirjes së sistemit arsimor të përkthehet më me sukses në procesin arsimor.
Në takim, informojnë nga MASH, u diskutua edhe për nevojën e rritjes së kapaciteteve të stafit mësimdhënës dhe bashkëpunëtorëve profesional përmes trajnimeve për arsim inkluziv dhe punën me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. U theksua gatishmëria për hapjen e një debati me institucionet e arsimit të lartë dhe të gjithë palët e tjera të interesuara për ecurinë e procesit të inkluzivitetit në vend, por edhe për pajtueshmërinë e kurrikulave dhe programeve mësimore me të cilat edukohen mësuesit dhe bashkëpunëtorët e ardhshëm profesional dhe mundësitë për përshtatjen e tyre dhe futjen e përmbajtjeve të reja që do të ndihmojnë procesin gjithëpërfshirës në të ardhmen.
“Duke u nisur nga fakti se e drejta për arsim është një e drejtë themelore e njeriut që i takon çdo individi dhe garantohet me Kushtetutë, të gjithë bashkëbiseduesit ranë dakord që si shoqëri dhe institucione, të gjithë së bashku, duhet të punojmë në sigurimin e kësaj të drejte për fëmijët me aftësi të kufizuara”, kumtoi MASH.

