Të punësuarit në “Eurokompozit” kërkojnë përgjigje për investuesin e interesuar

Prilep, 10 shkurt – Punëtorët nga fabrika e Prilepit “Eurokompozit” kërkojnë përgjigje nga Qeveria se çka po ndodhë me investuesin e fundit, sipas tyre, investues serioz, i cili së paku dy herë e vizitoi fabrikën dhe tregoi interesim për ta rifilluar.

Siç thotë Robert Bogdanovski, kryetar i sindikatës së farbrikës “Eurokompozit” bëhet fjalë për kompani amerikane të industrisë ushtarake. Kërkohen përgjigje nga Qeveria se çka po ndodhë dhe thonë se dëshirojnë që investuesi t’u japë mundësi.

Drejtori i fabrikës, Millan Tocev dakordohet se investuesi ka treguar interresim serioz. E din se ka pasur takim në Qeveri, por hollësi dhe përgjigje konkrete nuk ka.

Në fabrikën e Prilepit mbetën edhe 28 punëtorë, Ata kërkojnë edhe ndihmë të caktuar nga Qeveria në këto kohë të vështira, edhe pse një problem është zgjidhur, pagesa e kontributeve të mbetura.

Nëse nuk marrin përgjigje ndaj kërkesave, për investuesin dhe t’u ndihmohet, të punësuarit nga fabrika e Prilepit “Eurokompozit” paralajmërojnë protesta.