Hulumtim: 45 për qind e fëmijëve në klasën e 2-të dhe të 3-të kanë shkathtësi bazë për lexim

Shkup, 10 shkurt – Gjithsej 45 për qind e fëmijëve të klasës së 2-të dhe të 3-të kanë shkathtësi bazë për lexim – mund të lexojnë  drejtë 90 për qind të fjalëve në tregim, të përgjigjen në tre pyetje për kuptimin e drejtpërdrejtë dhe dy pyetje për kuptimin e nxjerrë. Ndërsa 68 për qind kanë arritur t’i lexojnë fjalët drejtë, vetëm gjysma saktë janë përgjigjur  në pyetjet  për kuptimin e nxjerrë,  tregon Hulumtimi multitregues (MIKS) i Entit Shtetëror për Statistikë, i realizuar gjatë vitit 2018-2019, si pjesë e Perogramit global për gjendjen e fëmijëve dhe grave.

Sipas hulumtimit, 26 për qind e fëmijëve në klasën e 2-të dhe të 3-të kanë shkathtësi bazë me numrat – lexim dhe dallim të numrave, mbledhje, njohje dhe plotësim të skemave. Ndërsa 68 për qind me sukses i dallojnë numrat, vetëm 41 për qind kanë pasur sukses në detyrat me mbledhje, njohje dhe plotësim të skemave.

Hulumtimi, gjithashtu, ka treguar se nga fëmijët e moshës ndërmjet 7 dhe 14 vjet, vajzat i tejkalojnë djemtë në shkathtësitë bazë për lexim, 70 për qind prej tyre kanë shkathtësi bazë për mësim në krahasim me 58 për qind të djemve. Nga ana tjetër, djemtë tregojnë  shkathtësi më të mira me numrat në krahasim me vajzat – 47 për qind kundrejt 35 për qind.

Rreth 60 për qind e fëmijëve të moshës ndërmjet 7 dhe 14 vjet kanë tre ose më shumë libra për lexim në shtëpi, me dallime të rëndësishme  ndërmjet fëmijëve  nga kuintilet më të pasura dhe më të varfëra – 96 për qind në krahasim me 18 për qind.

Programi global MIKS është zhvilluar nga ana e UNICEF-it në vitet e 90-ta si program ndërkombëtar për anketim të amvisërive për mbështetje të vendeve në mbledhjen e të dhënave  të krahasueshme ndërkombëtare për spektër të gjërë të indikatorëve për gjendjen e fëmijëve dhe grave.

Me hulumtimin MIKS maten indikatorët e rëndësishëm të cilat u mundësojnë vendeve të krijojnë të dhëna për politikbërje,  programe dhe plane kombëtare për zhvillim dhe ta ndjekin përparimin ndaj qëllimeve për zhvillim të qëndureshëm (SDG) dhe marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Mbështetjen teknike për hulumtim e siguroi Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), me mbështetje financiare nga UNICEF,  Fondi për popullsi i Kombeve  të Bashkuara (UNFPA) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe.

Nga Enti Shtetëror për Statistikë, potencojnë se Raporti i hulumtimit është publikuar në maj të vitit 2020, por për shkak të pandemisë botërore Kovid-19, si dhe për shkak të obligimeve të shumta lidhur me Regjistrimin 2021, nuk ka marrë publicilitet ashtu siç e meriton dhe prandaj,  në periudhën e ardhshme, do të publikojnë infografi me të dhëna dhe pikë kryesore nga raporti, me të cilat, siç potencojnë, duan ta prezantojnë  pasqyrën për gjendjen e fëmijëve dhe grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.