Prokuroria deklarohet për keqpërdorimin e 35 mijë eurove në Komunën e Kamenicës

Dje Policia në Gjilan njoftoi se janë arrestuar katër persona për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik”. Tre prej tyre ishin zyrtarë të komunës së Kamenicës e një ishte biznesmen. Sinjali mësoi se bëhet fjalë për Pëllumb Jashari, Ismajl Zubaku, Florim Demolli dhe biznesmeni Avdi Koca.

Mirëpo sot, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ndaj Kocës, Jasharit dhe Demollit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit prej 30 ditësh.