Rexhepi: E drejta ime është se ku kam qëndruar, kam vlerësuar sigurinë time dhe familjes time
Shkup, 10 shkurt – Deputeti Kastriot Rexhepi është përgjigur ndaj akuzave të Aleksandar Nikollovskit nga VMRO-DPMNE lidhur me atë se ku ka qëndruar ditën kur duheshte të votohet rrëzimi i Qeverisë.
Sipas Rexhepit, është e drejtë e tij se ku do të qëndrojë ndërsa përzgjedhja e tij ka qenë lidhur me sigurinë e tij dhe sigurinë e familjes së tij.
“Gjithçka që kisha të them e thash në konferencën time për shtyp. E drejta ime private është se ku do të qëndrojë në një ditë të caktuar varësisht vlerësimit tim për sigurinë time dhe sigurinë e familejs time. Me rëndësi është se unë si deputet me mandat e kam shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese të vendosë sipas bindjeve të mia dhe me këtë veprim u sigurua shumicë e re e rritur dhe stabile, dhe dialog pa pengesa me Republikën e Bullgarisë”, tha Rexhepi për Fokus.
Dje Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE deklaroi se Rexhepi është fshehur në vilën e kryeministrit Zoran Zaev ditën kur duheshte të votohet mosbesimi i Qeverisë.//Zhurnal.mk

