Sveçla: Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar dy aktivistët e VV-së Arben Xheladini e Mon Balajn të cilët u vranë 15 vjet më parë teksa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Sveçla tha se sot kujtojnë Monin e Arbenin si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje.
“Mbi 232 plumba gome me afat të skaduar u hodhën mbi protestues nga të cilët u plagosën dhjetëra qytetarë, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën rëndë Mustafë Nerjova, Zenel Zeneli e Hysni Hyseni. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi është udhërrëfyesi ynë më i qartë në përgjegjësitë që kemi karshi tyre dhe gjithë qytetarëve të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 15 vite prej protestës së 10 shkurtit 2007. U organizuam për të protestuar kundër pakos së Ahtisarit, e cila theksonte kufizime kundrejt aspiratave legjitime të popullit të Kosovës.
Popullit të Kosovës i takonte pavarësia dhe nuk kishim çfarë të jepnim më shumë se ç’dhamë.
Mijëra protestues paqësorë që kërkonin vetëvendosje u përballën me dhunën e shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Mbi 232 plumba gome me afat të skaduar u hodhën mbi protestues nga të cilët u plagosën dhjetëra qytetarë, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën rëndë Mustafë Nerjova, Zenel Zeneli e Hysni Hyseni.
Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi është udhërrëfyesi ynë më i qartë në përgjegjësitë që kemi karshi tyre dhe gjithë qytetarëve të Republikës sonë.https://2430e0f253fa91fa5997d98322a71bb0.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
Ne po ecnim drejt atë ditë, ne duhet e do të ecim drejt gjithmonë!

