Sulmohet autobusi i KB Prishtinës në hyrje të palestrës
Autobusi që bartte lojtarët dhe zyrtarët e klubit të basketbollit Prishtina (meshkujt), është thyer në orët e mbrëmjes së sotme në Pejë.
Sulmi mbi autobusin ka ndodhur me të mbërritur para palestrës në Pejë, ku po mbahet turneu final i Kupës së basketbollit.
Pas sulmit, pati edhe tentim të tifozëve për t’i sulmuar zyrtarë dhe lojtarët e klubit të Prishtinës.
Ka edhe video nga ky incident që janë publikuar në rrjetet sociale.https://cdn.jwplayer.com/players/ctmQ3mVj-XTrGlTbj.html
Prishtina nga ora 20:00 do të takohet me Pejën në çerekfinale të kësaj gare.
Para kësaj ndeshje është zhvilluar përballja mes Trepçës dhe Rahovecit.

