Regjistrohen 1.554 raste të reja me Kovid-10, 34 të vdekur

Shkup, 9 shkurt – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.554  raste të reja me Kovid-10, prej të cilëve 216 janë riinfeksion, Njëkohësisht, janë shëruar  1.843 pacientë dhe janë raportuar 34 persona të vdekur, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj janë në Shkup – 825. Në Tetovë janë regjistruar 82 raste të reja, në Kumanovë 70, Kavadar 62, Manastir 59, Veles 51, Prilep 49, Gostivar 44, Strumicë 33, Ohër  dhe Gjevgjeli  nga 32, Negotinë 30, Koçan 21, Shtip dhe Kërçovë  nga 20, Strugë 16, Sveti Nikollë 15, Resnjë 12, Berovë dhe Vallandovë nga 10, Radovish 9, Kriva Pallankë dhe Dellçevë nga 8, Vinicë 7, Kratovë 6, Bogdanci dhe Demir Kapi  nga 5, Dobra 4 dhe në Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga dy raste të reja. Më pak raste të reja ka në Demir Hisar, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 22 persona të vdekur, ndërsa sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im” janë raportuar edhe 12 persona shtesë në periudhën nga 31 janari deri më 6 shkurt.

Nga gjithsej 34 persona të vdekur, 18 persona ishin të vaksinuar plotësisht, ndërsa tek 33 persona janë regjistruar komorbiditete.

Nga 22 personat e vdekur në 24 orët e fundit, 12 janë nga Shkupi (62, 71, 73,75, 75, 75, 81, 81, 86, 88, 88 dhe 92), dhe nga dy persona të vdekur ka nga Manastiri (54 dhe 80) dhe Strugë (76 dhe 84). Nga një person të vdekur ka nga Strumica (66), Shtipi (67), Prilepi (73), Ohri (81), Sveti Nikolla (84) dhe Demir Kapia (86). Personat e raportuar kanë vdekur në periudhën prej 31.01.2021 – 06.02.2022.

Deri më tani, në vend janë bërë 1.830.764 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 282.147. numri i pacientëve të shëruar është 261.741, i të vdekurve 8.658, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.748.