Tupançevski-Holshtajn: Digjitalizimi në sektorin e jurisprudencës mbetet prioritet kryesor në të cilin do të vazhdohet të punohet
Shkup, 9 shkurt – Digjitalizimi në sektorin e jurisprudencës mbetet prioritet mbetet prioritet kryesor në të cilin do të vazhdohet të punohet. Prokuroritë publike janë segment i rëndësishëm i sistemit të jurisprudencës dhe vënia në funksion e sistemit elektronik për shpërndarje të lëndëve në Prokuroritë publike do të sigurojë efikasitet në luftën kundër korrupsionit.
Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në takimin me ambasadoren gjermane në vend, Anke Holshtajn, ku u prezantuan rezultatet nga puna e deritanishme, si dhe hapat e ardhshëm të Ministrisë në përmirësimin e sistemit të jurisprudencës në vend.
Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Tupançevski theksoi se këtë vit finalizohet implementimi i Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017-2022, ndërsa do të fillohet edhe me përgatitjen e Strategjisë së re për periudhën 2023-2027, që do të jetë vazhdim i procesit reformues.
Të dy palët e konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm bilateral, i cili posaçërisht plotësohet me mbështetjen nga GIZ gjatë të gjitha viteve të shkuara dhe projekteve të panumërta të realizuara, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme janë në sektorin e jurisprudencës.
Ambasadorja Holshtajn e konfirmoi mbështetjen për vazhdim të bashkëpunimit që tashmë e kanë realizuar të dy palët dhe shprehi gatishmëri që Gjermania të japë kontribut akoma më të madh në zbatimin e reformave përmes këmbimit të përvojave, posaçërisht në praktikën gjyqësore ndërkombëtare nga sfera ndëshkuese.
Së bashku me ministrin Tupançevski u dakorduan se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta.

