Me vërejtje procedurale është bllokuar puna e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive
Shkup, 9 shkurt – Ende nuk ka filluar debati material për propozim-ligjin për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Opozita e bllokon punën përmes vërejtjeve procedurale.
Dafina Stojanoska, zëvendës koordinatore e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, në një vërejtje procedurale tha se rendi i ditës në seancën e 33-të të Komisionit nuk është miratuar dhe se dita e sotme nuk mund të llogaritet si funksionale dhe kështu kanë mbetur edhe dy ditë për leximin e ligjit.
“Këto janë vërejtje procedurale para miratimit të rendit të ditës. Nëse është ndryshe, mund të parashtroni interpelancë për punën tuaj, i tha Stojanoska kryetares së komisionit Sonja Mirakovska.
Më herët deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në një vërejtje procedurale tha se një nga vërejtjet e Komisionit Evropian është se ligjet në vendin tonë miratohen me procedurë të shkurtuar dhe theksoi se në parlamentet evropiane procedura e shkurtuar është fenomen i rrallë.
Ajo vuri në dukje se në vend që të shtrëngohen kriteret për gjyqtarët dhe prokurorët, në vendin tonë po lirohen.
“Kjo është këshu që kandidatët që nuk duhet të jenë atje, të hyjnë nga një derë e vogël”, tha Siljanovska Davkova.
Kryetarja e komisionit, Sonja Mirakovska, i ka vërejtur Siljanovska Davkovës se në vërejtjen e saj procedurale ka hyrë edhe në diskutimin material për ligjin. Lidhur me vërejtjen se ligji miratohet në procedurë të shkurtuar me flamur evropian, Mirakovska tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se ligji është miratuar në procedurë të rregullt me flamur të BE-së.
Ajo përsëriti se Kryetari i Kuvendit vendos se cili ligj do t’i referohet cilit komision.
Siljanovska kërkoi që flamuri evropian të hiqet nga ligji dhe të bartet në procedurë të rregullt.
Seanca duhet të vazhdojë pas një ore pauzë, pas orës 18:30.

