U publikua konkursi për çmime të gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2021”
Shkup, 9 shkurt – Instituti i Maqedonisë për mediume publikon konkurs për çmime të gazetarisë “Nikolla Mlladenov 2021” në të cilin do të ndahen tre çmime vjetore për storjen më të mirë hulumtuese, produktin më inovativ gazetaresk dhe fotografinë më të mirë të reporterit.
Siç informojnë organizuesit, në konkurs mund të paraqiten të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët të cilët punojnë profesionalisht në mediume apo bashkëpunojnë me to si gazetarë të pavarur.
Materialet e paraqitura duhet të jenë publikuar gjatë vitit 2021 në një gazetë, radio, televizion, në internet-portale informuese apo nga agjenci të lajmeve që janë regjistruar dhe punojnë në vend.
Një autor apo grup autorësh mund të aplikojnë me më së shumti tre tema të ndryshme në dy kategoritë e para, ndërsa secila temë mund të përfshijë disa tekste/artikuj të ndërlidhur. Secili fotoreporter mund të marrë pjesë me më së shumti tre fotografi, të cilat kanë qenë të publikuara në gazetë, internet-portal apo agjenci të lajmeve.
Si edhe deri më tani, materialet e paraqitura do t’i shqyrtojë komisioni nga përfaq[sues relevantë të sferës mediatike dhe publike.
Konkursi është i hapur deri më 7 mars të këtij viti.

