Takim i ministrit Spasovski me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman
Shkup, 9 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska sot realizuan takim pune me ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, Veronik Ulman të shoqëruar nga zëvendësambasadori Lusijan Egertet dhe oficerja programuese kombëtare Kristina Kolozova.
Në takim, siç informojnë nga MPB, ambasadorja Ulman ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i shkëlqyer ndërmjet ministrive, por edhe ndërmjet dy vendeve, ndërsa është biseduar edhe për mundësitë për përparim dhe thellim të bashkëpunimit në luftën kundër, migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz si dhe në projekte të ndryshme me rëndësi për Ministrinë.
Spasovski, thuhet në kumtesë, i shprehu falënderim ambasadores Ulman për mbështetjen e deritanishme nga ana e Qeverisë zvicerane dhe për bashkëpunimin e suksesshëm policor që zbatohet përmes kanaleve ndërkombëtare, që rezulton në zgjidhjen e shumë rasteve në territoret e të dy vendeve, me shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë njejtë në linjë të lartë.

