Angelloski: Bashkëpunimi rajonal përmes “Ballkanit të Hapur” është i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm ekonomik
Shkup, 9 shkurt – Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Trajan Angelloski mori pjesë si folës në ngjarjen onllajn “Integrimi ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti në RMV për nismën “Ballkani i Hapur”.
“Ballkani i Hapur” është një nismë në të cilën janë anëtare Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia dhe synon të promovojë dhe zhvillojë rajonin, si dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe sektorin e biznesit. Kjo nismë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për të promovuar lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit.
Angelloski, siç informojnë nga LOE, në ngjarje tha se sektori i biznesit ka ndërmarrë hapat e parë dhe ka konstatuar dobësi, e ato janë qarkullimi i mallrave, lejet e punës dhe qarkullimi i kapitalit.
Në këtë ngjarje folën edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtoresha e Drejtorisë doganore Sllavica Kutirova dhe profesori në Universitetin e Evropës Juglindore dhe eksperti i analitikës Tink tenk, Veli Kreci.

