Kovaçevski: Kompanitë i njohin përfitimet nga “Ballkani i Hapur”
Shkup, 9 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik të Maqedonisë së Veriut në korniza të Ballkanit Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara për eksport për nismën Ballkani i Hapur”.
Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit “Perceptimi i kompanive në Maqedoninë e Veriut të orientuara për eksport për nismën Ballkani i Hapur”, që e realizon organizata think-tank organizata Analitika dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, theksoi se analiza ofron pasqyrë gjithëpërfshirëse për gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon në aspekt të katër lirive edhe atë – lëvizje e lirshme e mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit, që i përcakton aktorët kryesor për përforcimin e bashkëpunim në kuadër të “Ballkanit Perëndimor”.
“Hulumtimi i Analitika dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, konfirmon se kompanitë kanë mendim pozitiv për nismën për bashkëpunim Ballkan i Hapur. Shohin në këtë nismë si mundësi e njëjtë për mundësi për përmirësimin e punës së kompanive të tyre”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se këtë raport menjëherë do ta shpërndajë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si input shtesë për Samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në pranverë.
Në këtë drejtim kryetari i Qeverisë Kovaçevski vuri në dukje vlerën e marrëveshjet dhe memorandumet të para të nënshkruara në Tiranë në dhjetor të vitit 2021: Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshja për Kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Me këto marrëveshje, tha Kovaçevski, ne u ofrojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë qasje në shërbimet elektronike në portalet nacionale të të tre vendeve duke krijuar identifikim elektronik “Ballkani i Hapur”, i cili fillon realizimin e lehtë dhe qasjen e papenguar në tregun e punës në të tre vendet.”
“Nisma ‘Ballkani i Hapur’ hapi mundësi për ndërlidhje dhe për konsolidimin e një tregu në të cilin të gjithë në rajon kanë qasje. Ne lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues, më të fuqishëm dhe akoma më të gatshëm për zhvillim të mëtejshëm. Ne jemi të lidhur me një synim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë të ndiejnë sa më shpejt përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës që ne ofrojmë”, tha Kovacevski, duke shtuar se “Ballkani i Hapur” duhet parë si diçka që është praktikë e zakonshme dhe normale në BE bazuar në një marrëveshje të përbashkët të shteteve anëtare të saj.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësim i BE-së por përforcues i idesë evropiane të Ballkanit dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal sipas standardeve evropiane dhe si i tillë është për të mirën e të gjithëve në rajon, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një ftesë të hapur, publike, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për t’u anëtarësuar. Inkurajojmë të gjithë nga Ballkani Perëndimor që të kontribuojmë së bashku për të pasur një rajon të zhvilluar ekonomikisht, pa pengesa, pa kufizime, plotësisht të përshtatur me nevojat e popujve tanë”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin në tryezën e rrumbullakët për “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkani i Hapur” organizuar nga think tank Analitika dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.
Në përfundim ai theksoi se ky hulumtim tregon se “Ballkani i Hapur” është në rrugë të duhur dhe se këto të dhëna ndihmojnë që rekomandimet të realizohen në aksione konkrete, plane dhe rezultate.

