Tupançeski – Gir: Zbatimi i agjendës reformuese ngelet prioriteti ynë

Shkup, 9 shkurt – Gjendja me hapat vijues dhe të planifikuar reformues në gjyqësi, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë edhe lirinë e mediave si edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, kanë qenë temë e bisedimeve të takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançeski me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.

Tupançeski, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, i prezentoi hapat vijues dhe prioritetet e kësaj Ministrie lidhur me qeverisjen e së drejtës, duke filluar me shqyrtimin funksional të sektorit gjyqësor, përforcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e paralajmëruar përgatitjen e Strategjisë së re për reformë në sistemin gjyqësor 2023-2027.

“Jemi të vetëdijshëm se metodologjia e re shtesë e potencon rëndësinë e reformave të qeverisjes të së drejtës për procesin e inkuadrimit dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë me hapa të rëndësishëm në këtë rrugë”, tha ministri Tupançeski.

Shefi i delegacionit të BE-së, Gir e konfirmoi progresin në Raportin e Komisionit Evropian për vendin dhe potencoi se jemi në rrugën e duhur për arritjen e qëllimit për ndërtimin e një gjyqësie profesionale dhe të pavarur.

Gir e potencoi rëndësinë e aktiviteteve të zbatuara gjatë periudhës së kaluar në fushën e përmirësimit të kornizës normativo-juridike por edhe se duhet t’i kushtohemi sigurimit të implementimit cilësor të këtyre ligjeve, me qëllim garantimin e gjyqësisë së pavarur dhe efikase si edhe ndryshimin e perceptimit tek qytetarët për sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni i BE-së i kryesuar nga euroambasadori Gir i përshëndeti hapat reformues dhe e potencoi mbështetjen maksimale të procesit eurointegrues, vazhdimin e bashkëpunimit dhe sigurimin e ndihmës për zbatimin e agjendës reformuese kryesore, qëndron në kumtesë.