Pagat të rriten gradualisht ose AOGJSH do të fillojë grevë
Shkup, 9 shkurt – Me rritjen e pagës minimale dhe mungesës së dëgjimit të Qeverisë gradualisht të rriten edhe pagat e tjera do të realizohet ajo që Sindikata e AOGJSH e parashikonte, ndërsa ajo është kolaps i sistemit të pagave në administratë dhe gjyqësor, deklaroi sot kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOGJSH), Trpe Deanovski.
Nga Sindikata e AOGJSH theksuan se nuk mund ta kuptojnë, siç thonë, mosditurinë e Qeverisë për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së pagës të punëtorëve të tyre.
“Me vlerën e re të pagës minimale Qeveria për herë të parë në historinë e Maqedonisë, do të bëjë një grup të tërë të të punësuarve në administratë të cilët deri më tani ishin pak mbi pagën minimale tani të marrin vetëm pagë minimale. Me vetë këtë, Qeveria i nënçmon të punësuarit e tyre, dhe e dyta e rrit përqindjen e të punësuarve të cilët marrin pagë minimale në nivel shtetëror prej 13,8 për qind në gati 18 për qind”, tha Deanoski.
Ne kemi ardhur në këtë situatë, shtoi ai, për faktin se nga momenti i vendosjes së pagës minimale në vitin 2012 deri në rritjen e fundit të hënën paga minimale do të rritet për 120 për qind, ndërsa pagat në administratë dhe në drejtësi që nga viti 2012 u rritën për 9 ose 10 për qind. Gjithashtu, në vitet e fundit me politikat e Qeverisë në sektorë të caktuar të sektorit publik pagat janë rritur deri në 25 për qind, ndërsa pagat në administratë dhe në gjyqësor nuk janë rritur as edhe një herë, theksoi Deanoski.
Nëse Qeveria, theksoi, i respektonte ligjet e saja dhe bënte harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale, siç është paraparë në nenin 8 të Ligjit për Pagën Minimale te situata e këtillë asnjëherë nuk do të arrinim.
“Në administratë dhe në gjyqësor, sistemi i pagave bazohet në pikë që merren në dy baza. Pikët për arsimin dhe pikët për nivelin për të cilin është caktuar punëtori. Nëse nuk zbatohet një rritje graduale e pagave, do të ndodhë që të punësuarit nga nivelet më të ulëta t’i kalojnë të punësuarit nga nivelet e larta, ose të punësuarit me arsim të mesëm t’i kalojnë të punësuarit me arsim të lartë”, tha Deanoski.
Një nga kërkesat kyçe të AOGJSH drejtuar Qeverisë është që së bashku me ndryshimin e Ligjit për pagën minimale në procedurë të shkurtuar të bëhen ndryshime në ligjet e veçanta që rregullojnë pagat e punonjësve në administratë dhe gjyqësor në mënyrë që vlera e minimumit të merret si bazë. Në këtë mënyrë, sipas tyre, asnjë punonjës në administratë nuk do të ishte me pagë minimale dhe për herë të parë në histori do të kemi një harmonizim të pagave me pagën minimale në administratë dhe gjyqësor. Ndryshe, ata kanë paralajmëruar se do të detyrohen të aktivizojnë vendimin e marrë në muajin nëntor dhe pakënaqësinë e punonjësve ta shprehin me protesta apo forma të tjera presioni për forma të tjera greve.

